Arifi: Nga dhjetori projekt për digjitalizim të plotë të shërbimeve komunale në Tetovë

Tetovë, 13 dhjetor – Kryetarja aktuale e Tetovës dhe kandidate për mandat të ri, Teuta Arifi sot me përfaqësues të bashkësisë TI debatoi për digjitalizimin e shërbimeve të cilat i ofron vetëqeverisja lokale.

 

“Procesi i digjitalizimit është i rëndësishëm, gjysmën e mandatit të Këshillit kishim E-këshill dhe dëshirojmë të bëjmë ende shërbime që të jenë në formë elektronike. Në dhjetor duhet të fillojë projekt për digjitalizim të plotë të Komunës së Tetovës. Kjo bashkësi është e rëndësishme për ne sa i përket shkëmbimit të ideve dhe udhëzimeve për digjitalizim sa më të madh të shërbimeve komunale”, tha Arifi.

Në kuadër të fushatës, Arifi sot bisedoi edhe me përfaqësues të Shoqatës së Personave të Verbër të Tetovës dhe theksoi se edhe më tutje si komunë do t’i ndihmojnë kësaj kategorie të qytetarëve. 

Related posts

Shekerinska: Epidemia, përmbytjet dhe zjarret na kujtuan sa është i rëndësishëm bashkimi rajonal

Redaksia

Lajonsi me aksion “Bli dhe dhuro racion – ushqe një familje”

D V

Një autobus me udhëtarë nga Greqia drejt e në izolim pasi 5 persona dalin pozitiv me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More