Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arifi nuk do të refuzojë nëse partia vendos ta rikandidojë në Tetovë

Tetovë, 29 janar – Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në pyetjen e gazetarëve rreth mandatit të ri, tha se partia do të vendosë nëse do ta kandidojë dhe nëse e propozojnë nuk do të thotë jo.

“Për mua e rëndësishme është t’i rrumbullakoj dhe përfundoj obligimet të cilat janë ndërmarrë si punë që për këtë mandat është e rëndësishme t’i realizojmë. Në lidhje me kandidimin e partisë t’i kryejë analizat e saj, faktike është puna e partisë të vendosë se kë do ta kandidojë. Unë asnjëherë nuk kam thënë jo, kur më është thënë se jam kandidatja më e mire në zgjedhje. Unë asnjëherë nuk kam kërkuar, por në lidhje me punën kam obligim t’i përfundoj këto përgjegjësi si kryetare e komunës”, deklaroi Teuta Arifi pas takimit të sotëm me ministrin Bllagoj Boçvarski.

Për borxhet e mëdha të komunës, ajo theksoi se mënyra është në ri programimin e procesit në kthimin e mjeteve të huazuara.

“Politika jonë ka qenë të mos shkojmë mbi atë nivel të detyrimeve por atë nivel ta mbajmë dhe gjithashtu të punojmë dhe realizojmë projekte. Duhet të merret parasysh edhe trendi i tërësishëm, në lidhje me borxhet dhe detyrimet në të gjithë shtetin dhe tendencat që janë në botë. Nga ai aspekt për ne e rëndësishme është të jemi pjesë e politikave më të gjëra në lidhje me ndërtimin e politikave shtetërore drejt ri programimit të borxhit. Për ne do të ishte mirë dhe e rëndësishme të gjenden programet si të vazhdohet me ri programim të borxhit të komunave që mund të japë mundësi për zhvillim më të madh të komunës. Tetova është me numër më të madh të të punësuarve në administratë dhe kjo nuk duhet të nënvlerësohet kur flasim në kontura më të gjëra për detyrimin e komunës. Duhet të ketë debat më të gjerë për statusin e të punësuarve jo vetëm në komunë por në të gjithë shtetin”, tha Arifi.

Kryetarja e komunës informon se për bulevardin “Bllagoja Toska” në fund është pagesa e mjeteve për shpronësim dhe depërtim.

Postime të ngjashme

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...