Arifi: Rinovojmë një ndërtesë të rrënuar për qendrën kulturore rinore

Tetovë, 20 shtator – Kryetarja e Tetovës dhe kandidate e BDI-së për mandat të ri, Teuta Arifi sot e vizitoi qendrën kulturore rinore, më saktë hapësirën rinovimi i të cilit ka përfunduar në periudhën e fundit. Arifi theksoi se me këtë objekt krijohet hapësirë për të rinjtë dhe realizimin e aktiviteteve të tyre të dëshiruara.

“Ky është një projekt i përbashkët me Këshillin lokal rinor për komunën e Tetovës, i cili vjen si rezultat i debateve në kuadër të Forumeve të bashkësisë. Ky projekt ishte ndër projektet parimore dhe është i financuar nga ana e komunës dhe UNDP-së me vlerë prej katër milionë e 100 mijë denarë. Bëhet fjalë për qendër e cila mund të shfrytëzohet nga ana e të rinjve për komunikim, shërbime në internet, gjithashtu e ka edhe momentin për shoqërim, sport si ping-pong, projektim të filmave dhe një prej pjesëve të rëndësishme është pjesa për muzikë ku mund të bëhen edhe incizime për spote të këngëve nga ana e të rinjve të talentuar”, deklaroi Teuta Arifi.

Ajo përkujtoi se bëhet fjalë për ndërtesën e ish-Radio Tetovës, objekt i rrënuar i cili u vendos në funksion me qëllim që të shfrytëzohet për nevojat e të rinjve. 

Related posts

Angellov: Zjarri në Koçani është nën kontroll, e shuajnë 400 persona dhe helikopteri i armatës

D V

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Redaksia

Shilegov: Shkupi po bëhet me zonën më të madhe të këmbësorëve në Europë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More