Arifi: Zhvillimi urban i Tetovës parasheh koncept të ri për shesh dhe estetikë më të mirë të qytetit

Tetovë, 1 tetor – Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe kandidate për mandat të ri, Teuta Arifi, së bashku me bartësin e listës, Blerim Osmani mbajti takim me persona profesionistë me të cilët këmbyen mendime rreth pjesës së programit të tyre për zhvillimin urbanistik të qytetit. Personat profesionistë, arkitektë, urbanistë dhe të tjerë dhanë mendime dhe udhëzime për konceptin e qytetit dhe disa zgjidhje urbanistike.

 

“Sipas konceptit tonë për planifikim urban, prioritet gjatë këtij mandati e kemi rregullimin dhe sheshin e ri për qytetin e Tetovës, koncept i cili do të jetë i hapur në raport me idetë për zgjidhje të mundshme. Gjithashtu përfundimi i tërë projektit që e filluam me kejin dhe shëtitoren si dhe disa zgjidhje vetëm për zhvillim të qytetit por edhe estetikë më të mirë të qytetit”, tha Arifi rreth kapitullit për zhvillim urban të qytetit, të paraparë në programin e saj për Tetovën.

Gjatë ditës, Arifi realizoi takim me shoqatën e pensionistëve.

“Tradicionalisht si komunë kemi bashkëpunim të mirë duke i mbështetur të gjitha programet e tyre. Me rëndësi është të ketë programe të mira për të rinj por gjithashtu edhe për moshën e tretë për shkak të shëndetit të tyre të mirë dhe të jenë të angazhuar me aktivitete sociale”, deklaroi Arifi.

Bartësi i listës, Osmani porositi se të gjitha projektet që i theksoi Arifi, do të realizohen me kalimin e kohës për të mirën e qytetarëve. 

Related posts

Afrim Gashi nga Kumanova: Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është ndalimi i migrimit

D V

Murseli: Në këto zgjedhje do ta çlirojmë Tetovën

D V

Rrugë e re e asfaltuar në Radishan

Xh J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More