Agjencia Zhurnal.mk

Arihet edhe një koalicion tjetër: Janko Baçev koalicionon me Jove Kekenovskin (Video)

Shkup, 11 mars – Zhurnal.mk – Janko Baçev dhe Jove Kekenovski u pajtuan që së bashku të marin pjesë në zgjedhje dhe atë nën slloganin e përbashkët “Asnjëherë e veriut, vetëm Maqedoni”, informon Zhurnal.

Të dy do të udhëheqin koalicionin që në zgjedhjet e 12 prillit do të quhet Maqedonia e Vetme, e që do të mbështetet nga FRODEM, “tvrdokornit”, Fraksioni demokratik i VMRO-DPMNE-së, Unioni i veteranëve të VMRO-së nga viti 1990 dhe shoqata e maqedonasve nga Zvicra.

Kekenovski bëri thirrje deri tek VMRO-DPMNE-ja opozitare, që përfundimisht të deklarohet lidhur me ndryshimin e emrit dhe dygjuhësinë.

KRyetari i FRODEM tha se koalicioni në zgjedhje do të garojë në të gjitha 6 njësitë zgjedhore, duke paralajmëruar se bartësit e listave do t’i bëjnë të ditur gjatë ditës së nesërme./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...