Arilena dhe Noizy publikojnë bashkëpunimin e ri “Murderer”

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar prej disa ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, dhe reperi Noizy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të radhës.

 

“Murderer” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “vrasë”, ndërsa vjen për publikun e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.

Kënga është e miksuar mes zhanreve RnB dhe hip-hop, teksa për të kanë punuar producentët Mixey dhe Apollo.

Foto: Arilena Ara/Instagram

Ndërkohë teksti është shkruar nga: Arilena Ara, Noizy, Mixey, dhe Ylli Limani, dhe për orkestrimin është kujdesur kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov.

Ky bashkëpunim është vizualizuar edhe me një klip, i cili është mjaft interesant dhe i përshtatet tematikës që kënga trajton.

“Murderer” është vetëm një nga këngët e albumit më të ri të Arilenës, i tutulluar “Pop Art”, i cili i plotë do të publikohet për fansat së shpejti.

Related posts

Disa muaj pas lindjes – Arbenita Ismajli befason me linjat atraktive trupore

D V

Xhensila na vjen keq, por Tea e veshi e para! Dy vajzat bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje!

D V

Kendall Jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në Met Gala 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More