Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Arizona çertifikon fitoren e Joe Bidenit

Zhurnal Ads

Zyrtarët e Arizonës çertifikuan fitoren e ngushtë në këtë shtet të Joe Bidenit ndaj Presidentit Donald Trump.

Sekretarja demokrate e Shtetit Katie Hobbs dhe Guvernatori Republikan Doug Ducey këmbëngulën në integritetin e zgjedhjeve edhe pse avokatët e zotit Trump edhe të hënën argumentuan tek nëntë ligjvënës republikanë se zgjedhjet u shoqëruan me manipulime, por pa ofruar prova mbi këto pretendime.

Zoti Ducey tha se “ne i zhvillojmë mirë zgjedhjet këtu në Arizona. Sistemi është i fortë”.

Zoti Biden e fitoi Arizonën me 0.3 për qind më shumë ose me një diferencë pak më poshtë se 10,500 vota, nga rreth 3.4 milionë votave të hedhura gjithsej në këtë shtet. Ai është demokrati i dytë në 70 vite që fiton Arizonën.

Çertifikimi gjithashtu i hap rrugën demokratit Mark Kelly për të marrë vendin e tij në Senatin amerikan, duke zyrtarizuar fitoren e tij në një proces zgjedhor të veçantë për të zëvendësuar të ndjerin John McCain. Zoti Kelly pritet të bëjë betimin të mërkurën në Uashington.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden po bën përgatitjet e para zyrtare për inaugurimin e tij më 20 janar, duke bërë publike emrat e komitetit përurues që do të koordinojë veprimtaritë për ditën që ai dhe Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të marrin detyrën.

Zoti Biden pritet të emërojë presidentin e universitetit shtetëror të Delauerit, Tony Allen për të shërbyer si shef ekzekutiv i komitetit përurues presidencial dhe shefin operativ të fushatës Maju Varghese si drejtor ekzekutiv të grupit.

Komiteti përurues punon në koordinim me grupin e planifikimit të Kongresit për të bashkërenduar ceremoninë në Kapitol si dhe organizon ballon zyrtare dhe aktivitete të tjera që lidhen me betimin. Formati i aktiviteteve mbetet i paqartë ndërsa infektimet e reja me koronavirus vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.

Në një deklaratë të hënën, komiteti përurues tha se do të punojë duke patur “përparësi garantimin e sigurisë për njerëzit dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19-s gjatë përfshirjes së të gjithë amerikanëve” në festime.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Forcat afgane vrasin një lider të Al-Kaidës

admin

Momenti kur zëvenëspresidentja e njoftoi Bidenin në telefon për fitoren (Video)

T E

Njihuni me zv.kryeministren e re belge, është transeksuale

admin

Pamje apokaliptike nga Kreta, moti i keq shkakton kaos në Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme (FOTO)

S.B.

Gjykata e Lartë e Pensilvanisë hedh poshtë padinë që sfidonte zgjedhjet

T E

Franca njoftoi se po heton dhjetëra xhami të dyshuara për separatizëm islamik

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...