Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Arjan Sala hyri i pari të shuante flakët, shkak për zjarrin ishte kablli i neonit

Një ditë pas nxjerrjes së trupit të 33-vjeçarit Arjan Sala, i propozur tashmë për titullin “Dëshmor i Atdheut”, ekspertiza paraprake ka zbuluar se zjarri është ndezur për shkak të një shkëndije elektrike në kabllin e një llampe neoni. Report Tv raporton se shkëndijat e ndezura pas defektit kanë rënë mbi disa rroba sintetike duke hapur flakë të shumta.

Flakët e para janë pikasur rreth orës 15:00 teksa punëtorët e Casa Italias ishin duke pritur kamionin e mbushur me mallra. Në fillim kanë qenë punonjësit e sigurisë mes tyre edhe 33-vjeçari që kanë hyrë për të shuar flakët. Ata ia dolën të shuanin flakët fillimisht por jo vatrën dhe për pasojë, zjarri u riaktivizua disa minuta më pas. Arjan Sala ishte personi që hyri në brendësi të magazinës për të shuar flakët dhe tentoi të dilte nga dera e emergjencës por errësira dhe tymi e penguan dhe ai u rrëzua.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet dje, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më. Trupi i tij u nxorr me vonëse, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius. Ai u përcoll dje nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut me propozim të mijëra qytetarëve që u solidarizuan në rrjetet sociale.

Postime të ngjashme

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Dita për të nderuar luftën e drejtë të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Rama uron 30 vjetorin e Partisë Socialiste

Dafina Vidishiqi

Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Nesho: Një shans për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Gara e 13 qershorit, Basha: Do të dalim më të bashkuar për të vazhduar betejën

Dafina Vidishiqi

Rama publikon videon: Ja çfarë ndodhi sonte në mes të Tiranës

Dafina Vidishiqi

A do dekretojë Meta qeverinë Rama 3?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...