Arjanit Hoxha i sigurt në fitoren e Bilall Kasamit në Tetovë

Tetovë, 23 shtator – Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha shprehet i bindur se kryetari i partisë së tij, Bilall Kasami do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës.

 

“Gjithkund ku ka më shumë se dy kandidatë është e pamundur fitorja në rreth të parë me konstilacionet e tanishme, por nuk flas për në rreth të parë, flas se në Tetovë Kasami do të jetë kryetari i ardhshëm”, tha Hoxha.

Ai thotë se fitorja e tyre nuk do të jetë me ndihmën e LSDM-së, për shkak se në këtë mënyrë prishet balanci qeveritar dhe se në rreth të dytë do të kërkojnë vota të LSDM-së.

“Votuesit e LSDM-së në vitin 2020 për bartës liste e votuan Kasamin për deputet dhe cila është arsyeja të mos e votojnë për kryetar komune”, tha Hoxha.

Related posts

Jakimovski do të kandidojë në Karposh

Redaksia

Shilegov nga Kisela Voda: Realizohen një sërë projektesh kapitale njëkohësisht, shkupjanët e meritojnë Më të mirën

D V

Analizë/ Në Kumanovë pritet betejë mes LSDM-së e VMRO-së, por kujdes nga Dimitrievski!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More