Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk – Pas publikimit të një lajmi në disa media se Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha, për aq sa është në pushtet ka shpenzuar 22 mijë euro nga fillimi i mandatit të tij për restorante, Hoxha kategorikisht i hedh poshtë këto informacione, duke i quajtur si spekulime për të dëmtuar reputacionin e tij, dhe të zhvlerësojnë rezultatet e arritura të punës, si ministër i suksesshëm, përcjell Zhurnal.mk

“Gjatë ditës së djeshme, disa media publikuan informacione fyese dhe krejtësisht të pasakta në lidhje me shpenzimet që pretendohet se kam bërë që nga fillimi i mandatit tim. Fuqishëm i demantoj këto të pavërteta, plasimi i të cilave ka qëllim të njollosë dhe dëmtojë reputacionin tim dhe të zhvlerësojnë rezultatet e arritura me punën time.”, sqaron Hoxha

Hoxha sjellë edhe raportin e detajuar gjashtë-mujor për të gjitha shpenzimet e bëra gjatë mandatit të tij, si dhe raportet narrative nga aktivitetet e realizuara.

“Si dëshmi se informacioni i dhënë në lidhje me pretendimet e shpenzuara 22 mijë euro nga fillimi i mandatit të tim, janë një gënjeshtër e vrazhdë, e pahijshme dhe e ndërtuar në mënyrë tinëzare. Këtu po bashkëngjisim raportin e detajuar gjashtë-mujor për të gjitha shpenzimet e bëra gjatë mandatit të tim, si dhe raportet narrative nga aktivitetet e realizuara. Edhe një herë, unë i demantoj fuqimisht këto fyerje dhe gënjeshtra.”.

Hoxha këtë akt e quan të turpshëm, dhe se këto shpifje i bëjnë të shqetësuarit nga suksesi i punës së tij, për të dëmtuar jo vetëm atë si ministër por edhe gjithë sektorin e bujqësisë.

“Unë e kuptoj këtë akt të turpshëm vetëm si frikë nga suksesi im të cilin e arrita së bashku me ekipin tim të punës në një kohë shumë të shkurtër. Padyshim që kjo shqetëson dikë, kështu që ai përpiqet të dëmtojë jo vetëm mua si ministër, por të fyejë edhe të gjithë sektorin e bujqësisë, të cilin udhëheqim me sukses. Unë do të vazhdoj të punoj me ndershmëri dhe transparencë.”, thuhet në sqarimin e ministrit Arjanit Hoxha.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...