Arjanit Hoxha: Struga nga qytet i kulturës u shndërrua në qytet i krimit, vrasjeve dhe korrupsionit 

Strugë, 1 tetor – Shefi i Shtabit Zgjedhor, njëherit edhe Sekretari Gjenerali i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha destinacion të sotëm ka pasur qytetin e Strugës përpos hapjes së Shtabit Lokal, ai mori pjesë edhe në tubimi qendror të Lëvizjes Besa në komunën e Strugëss. Në këtë tubim qindra aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Besa i dhanë mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidatin për kryetaar komune Abdulla Qazimit dhe bartëssit të listës së kandidatëve për këshillin komunal, Fatmir Emushi.

Fjalë rasti para banorëve të Strugës,kishte edhe Shefi i Shtabit Zgjedhor, njëherit edhe Sekretari Gjenerali i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i cili tha:

“E mira e Strugës padyshimë se është Lëvizja Besa, pasi me këtë ekip që kemi këtu, me të vërtetë nuk mvaremi nga mëshira e dhunuesve të shqiptarëve më 27 prill, nuk mvaremi as edhe nga mëshira e keqmenaxhuesve, por thjesht mvaremi nga vullneti i votuesve të Strugës.Struga meriton më shumë se një fotografi bardh e zi, pasi që nuk na u ofrua asgjë e re nga oponentët politik në Strugë, njëri për disa mandate e tjerë një e pati edhe e kënaqi, siç thotë populli. Ata Strugën e shëndruan nga qendër e intelektualizmit, partiotizmit dhe kulturës, në mandatin e disa u shëndrua në qendër të krimit, vrasjes dhe  korrupcionit…… “

Struga është e pozicionuar strategjikisht për t’i përmbushur pritjet gjithnjë në rritje për zhvillimin e turizmit i cili në vete ndërlidh një numër të madh industrish dhe shërbimesh, duke përfshirë dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore përtej zhvillimit fizik dhe marketingut. Andaj në këto zgjedhje, Lëvizja Besa ofron ide dhe projekte konkrete e ambicioze, realiste dhe të forta, për të menaxhuar me komunën e Strugës, si një shpresë e vetme dhe konkrete, me besimin e madh për t’u bërë shumë shpejt një realitet i prekshëm dhe që duhet të vijë.

Related posts

ESHS: Regjistrimi vazhdon me intensitetin dhe tempin e dëshiruar, deri dje janë regjistruar mbi 300.000 qytetarë

D V

Sivjet dalja në zgjedhje ishte më e ulët në gjithë historinë e shtetit, thirrje për mobilizim në rreth të dytë

Z H

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More