Arjola dhe Iliri tregojnë historitë e tyre të tradhtisë: Nisi si lojë dhe çmenduria vazhdoi për 3 vjet

Në provën javore banorët e Big Brother VIP, janë ndarë në çifte dhe duhet të bisedojnë për tema të ndryshme të përzgjedhura rastësisht. Një prej çifteve, aktorja Arjola Demiri dhe balerini Ilir Shaqiri, kanë folur për temën e tradhtisë, duke rrëfyer historitë personale. Arjola ka folur për tradhtinë e ish-bashkëshortit, ndërsa Iliri për tradhtinë ndaj gruas.

Arjola tha se e kishte mësuar tradhtinë e partnerit nga një mikesha e saj, por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet. Ajo tregoi se e kishte falur tradhtinë për 6 vite, me shpresën se gjërat do të ndryshonin, por situata vetëm përkeqësohej.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë,” – tha ajo. “Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë.”

Më pas, ka qenë Iliri ai që ka treguar historinë e tij.

“Njoha një balerinë. Filloi si lojë dhe loz e loz, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për 3 vjet. Flas në një periudhë jo shumë të largët. Unë e kam gruan italiane, edhe kjo vajza ishte italiane, super balerinë. Më ngjitën shumë gjëra, gjeta shumë gjëra që ndoshta kisha shumë vite që më mungonin”, -ka thënë balerini.

Më tej, Iliri ka rrëfyer se falë mirëkuptimit të bashkëshortes, kjo situatë mori fund dhe vajza e tyre Emily nuk mori vesh gjë, derisa ata arritën ta shpëtonin martesën.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Related posts

Bebe Rexha tregon vitet e errëta të vuajtjes nga shëndeti mendor: Tre muaj nuk dola nga shtëpia

D V

Pasi shprehu mbështetjen për Anglinë në finalen e ‘Euro 2020’, Rita Ora shkëlqen me paraqitjen nga palestra

D V

“Ke me mungu” së shpejti publikohet nga Arilena Ara

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More