Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Arkeologët zbulojnë varrimin më të vjetër të njeriut në Afrikë

Arkeologët kanë identifikuar varrimin më të vjetër të njohur njerëzor në Afrikë, gjatë punës në një fushë, ku u zbuluan eshtrat e një fëmije të vendosur me kujdes për t’u prehur në një varr të vjetër gati 80 mijë vjet, deklaron “The Guardian”.

Radhitja e eshtrave tregon se fëmija trevjeçar – i quajtur Mtoto sipas fjalës fëmijë në gjuhën suahili – ishte i vendosur me këmbë të përmbledhura dhe mbase i mbështjellë me një qefin me kokë mbi një jastëk, para se të varrosej.

Studiuesit zbuluan eshtrat ndërsa po gërmonin dyshemenë në një dalje të një shpelle Panga ya Saidi rreth 16 kilometra nga bregdeti i Kenisë.

“Kjo është spektakolare”, ka thënë Michael Petraglia, profesor për evolucionin njerëzor dhe parahistori në Institutin Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore në Jena të Gjermanisë. “Është varrosja më e vjetër njerëzore në Afrikë”.

Postime të ngjashme

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

Vdes babai i 89 fëmijëve me 38 gra

Zekirija Haxhiu

Vendi ku nuk ka rënë shi që 400 vjet

Dafina Vidishiqi

Vula 7.000-vjeçe në Izrael mund të ishte përdorur për nënshkrimin e dërgesave

Dafina Vidishiqi

Enigma të cilën mund ta zgjidhin vetëm një për qind e njerëzve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...