Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Arkitekti 28-vjeçar humb jetën nga koronavirusi, mesazhe prekëse nga miqtë

Nje 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Ai ishte i shtruar në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe ndodhej në terap intensive prej disa ditësh.

Bëhet fjalë për arkitektin Geri Lika dhe lajmin e kanë dhënë miqtë dhe të afërmit e tij në rrjetet sociale. Mësohet se i riu ishte i fejuar dhe la pas familjen dhe shumë ëndrra në mes.

“Nuk kam fjale të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej nje viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olen e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij”, shkruan mes të tjerash në postimin e saj Elida Mitro, e cila tregon se sa energjik për jetën ishte i ndjeri.

Mesazhi i plotë

Ca fjalë zemre e lamtumire për Geri Lika

Një nga më të talentuarit të rinj që kam njohur, arkitekt dhe bashkë-themelues i 1ClickArchitects!

Nuk kam fjale të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej nje viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olen e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij. 2

Flasim për Geri Lika, ky djalë i pashëm, i mençur mbi moshën e tij veç 28 vjeçare, i talentuar, i qeshur dhe me humor të hollë, i menduar dhe i planifikuar në çdo hap me mendime e endrra për të, Olën dhe 1ClickArchitects.

Ishte një vit i jashtëzakonshëm për të tre ata, me plane, me zbatime dhe paralelisht ecje dhe Geri plot entuziazëm dhe pa asnjë merak, se ‘”gjërat po ecin mirë, shume mirë Lida”.

Kujtoj cdo sesion-takim me Gerin dhe Olën dhe çdo të Shtunë të Sukseshme me grupet e VeproACTS dhe do mbaj të shtrenjta në kujtesë çdo mendim e kontribut të Gerit, çdo ide e përpjekje të tij për të ndërtuar një kompani mirëfilli arkitekturore.

Kujtoj takimin e parë me Gerin dhe Olën te Qendra Stefan, një djalosh që duke folur pak, me tregoi shume për vizionin që kishte për jetën e tij dhe të Oles përmes 1ClickArchitects.

E lumtur isha që po njihja dy të rinj që të ardhmen e shihnin këtu, në Shqipëri, me punë të ndershme, me vizion të madh dhe me vullnetin e jashtëzakonshëm për t’a kthyer në realitet ëndrrën e tyre të nisur që në bangat e shkolles së lartë, biznesin e tyre.

Përgjatë punës bashkë, u kthyen në dy miq të shkëlqyer dhe si në takimet me ta si çift, edhe në seminaret në grupet e VeproACTS, shtonin vlerë me mendimet e tyre te pjekura, me bagazhin e pamasë të njohurive, si dhe me humorin që Geri dhe une e drejtonim drejt Olës, Arjola Kuqi, qendrës së tij të interesit dhe dashurisë.

Geri Lika, le shumë, shumë trashëgimi për kaq pak vite jetë, dhe le kaq shumë dashuri te të gjithë që të njohëm.

Le shumë pa jetuar dhe dhimbje të pamatë te Ola, nëna, babai, motra dhe gjithë sa ti doje.

Le boshllek dhe dhimbje edhe te ne, grupet e punës te programit VeproACTS.
Shumë…

Falenderurse Perëndise që të njoha ty dhe miken për jetë Olen tënde

Postime të ngjashme

Basha: Më 25 prill, ndryshimi do të vijë në të gjitha fushat, PD do liberalizojë tregun dhe do të ngrejë bursën e energjisë

S.B.

Meta: 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë

S.B.

“Pas disa ditësh takim me funksionarët në Bruksel”/ Integrimi në BE, Rama: I kemi bërë detyrat tona, por duhen zgjedhjet ne Holandë

S.B.

Dvorani kampion i antikorrupsionit/ Rama: Është domethënëse nga SHBA, dihet me kë u përplas gjyqtari…

S.B.

“Brenda gjysmës së marsit të gjithë Bluzat e Bardha të vaksinuar”/ Rama shfaqet krah Nasip Naços në Berat: Së shpejti lajme të mira për vaksinën…

S.B.

Shqipëri/ Diell dhe temperatura deri në 24 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...