Superligës në Turqi do t’i bashkohet edhe një tjetër futbollist shqiptarë.
Bëhet fjalë për Arlind Ajetin, i cili ka arritur akordin me skuadrën “Bodrumspor”, duke u bashkuar me Taulant Seferin.
Shifrat e transferimit nuk janë bërë ende zyrtare, por mendohet se klubi rumunin i Kluzhit, i cili ka në pronësi kartonin e Ajetit, do të përfitojë rreth 300 mijë euro.