Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arlind Huseini drejtor i ri i Qendrës së Kulturës në Tetovë

Tetovë, 9 shkurt – Arlind Huseini është emëruar drejtor i ri i institucionit kombëtar Qendra e Kulturës “Ilo Anteski -Smok” në Tetovë. Huseini, i lindur në vitin 1977, vjen nga pozita e punës shef i kabinetit të sekretarit shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës ku ka punuar gjatë tetë viteve të kaluara. Njëherësh për publikun e Tetovës është i njohur si punonjës sporti.

“Kahja ime e punës në Qendër si udhëheqës është që të shkojnë punët kah më e mira. Para së gjithash duke pasur parasysh se ne si Qendër jemi subjekt përgjegjës për procesin e ndërtimit të objektit të ri afër tonit ku duhet të vendosen institucionet kombëtare, Teatri i Tetovës dhe biblioteka e qytetit “Koço Racin”, deklaroi Arlind Huseini.

Objekti i ri për teatrin dhe bibliotekën është menjëherë afër Qendrës së Kulturës, ndërsa filloi që të ndërtohet në vitin 2014. Punët ndërtimore kanë përfunduar dhe vijon faza e dytë. Huseini do të jetë përgjegjës edhe për buxhet më të madh sipas të cilit duhet të rregullohet objekti.

“Pritet në Qeveri të kalojë procedura për fazën e dytë gjegjësisht pajisja e brendisë së objektit. Ky projekt i madh kombëtar planifikohet të përfundojë për 3 ose 4 vjet. Faza e parë ka kushtuar 16 milionë euro, përderisa për fazën e dytë janë paraparë 26 milionë euro”, theksoi Huseini.

Për publikun sportdashës, Arlind Huseini është i njohur për angazhimin e tij në karate. Ai është themelues dhe trajner i klubit të karatesë “Fati” – në Tetovë që nga viti 2001, me të cilin është organizator i turneut ndërkombëtar “Tetova Open”. Njëherësh është selektor i reprezentacionit të karatesë për juniorë më të moshuar prej 18 deri 21 vjet. Ka diplomuar në Fakultetin e Kulturës Fizike, ndërsa ka përfunduar studime pasunivesritare për menaxhment sportiv. Ushtruesi i deritanishëm i detyrës, Artan Arsllani kthehet në pozitën e drejtorit artistik. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...