Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Armata do të promovojë 65 nënoficerë

Shkup, 5 shkurt – Në kazermën Ilinden sot do të promovohet grupi i parë i nënoficerëve nga ushtarë profesionistë. Grupi i parë përbëhet nga 65 persona prej gjithsej 120 ushtarë profesionistë.

Kursi për nënoficer organizohet pas 11 vjetësh. Trajnimi për ta filloi më 28 nëntor të vitit 2020 dhe përfundoi më 4 shkurt, ndërsa grupi i dytë me 55 persona do të fillojë trajnimin më 22 shkurt.

Trajnimi realizohet në Qendrën e stërvitjes “Pepelishte” nga instruktorë me përvojë nga Komanda e stërvitjes dhe doktrinës, Batalioni i forcave speciale dhe Batalioni i zbulimit-inteligjencës. Kursi i nënoficerëve përbëhet nga disa tema – përgjegjësitë e nënoficerëve, aftësitë ushtarake, udhëheqja dhe etika, njohuritë e përgjithshme ushtarake dhe format praktike të trajnimit dhe ushtrimeve të situatës.

Në promocion është paralajmëruar edhe fjalim i ministres së Mbrojtjes Radmila Shekerinska, kurse nga Ministria e Mbrojtjes thonë se ngjarja do të mbahet në përputhje me masat për mbrojtje nga Kovid-19. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...