Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër në mision të parë si anëtare e NATO-s

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Nesër në rotacionin e parë 44 pjesëtarë të Armatës do të drejtohen në misionin e NATO-s në Kosovë, të përbërë nga oficerët e shtabit dhe tokë sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”.

Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it.

“Pjesëtarët e Armatës gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë e tyre për kryerjen e detyrave më të rënda, tani më i kanë dëshmuar në pjesëmarrjen e tanishme 18 vjeçare në misionet paqësorre Isaf dhe Mbështetjen vendimtare në Afganistan dhe misionet Liri për irakun, Altea në Bosnje e Hercegovinë dhe Unifil në Liban”, informuan nga ARM-ja.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të anëtar i NATO-s, për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR, ndërsa në periudhën e deritanishme ka marrë pjesë si ndërmjetësues përmes sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO-n përmes qendrës koordinative për mbështetje të vendit nikoqir, i cili ka kryer koordinim me forcat e KFOR-it pranë procedurave doganore dhe kufitare të transportit, duke i përfshirë edhe nevojat tjera të KFOR-it të sigurimit logjistik.

Aktivitetin do ta realizojë në harmonizim me protokollet dhe rekomandimet e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive për numrin e pjesëmarrësve, organizatës shëndetësore të sigurisë dhe lëvizjen, me distancë dhe mbrojtje të siguruar.

Postime të ngjashme

A e di qeveria verdiktin gjyqësor për Mijallkovin?!

D J

Mariçiç: I kënaqur dhe krenar për epilogun pozitiv në rastin me Mijallkovin

D J

QYTETARËT E MAQEDONISË/SHBA, Rusia dhe Kina superfuqitë e dekadës së ardhshme

D J

Lidhja mes krimit dhe elitave politike solli të ashtuquajturën “arratisje” të Mijallkovit

D J

Zgjedhjet lokale më 3, 10 ose 17 tetor

D J

Janë regjistruar 485 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...