Shkup, 28 dhjetor – Zhurnal.mk – 200 ushtarë të rinjë profesionistë sot u kyçen në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ministrja e mbrojtejs Radmilla Shekerinska u dëshiroi mirëseardhje në Armatën e cila tanimë është pjesë dhe e NATO-s, informon Zhurnal.
Ajo paralajmëroi se në gjysmën e parë të vitit 2021 do të pranohen edhe 250 ushtarë të tjerë profesionistë.
Në kazermën e “Ilindenit” në Shkup ministrja Shekerinska para ushtarëve të rinjë tha se investimi në Armatë fillon me investimet në potencialin njerëzor, e për këtë mbahet politikë për pranimin e vazhdueshëm dhe angazhimin e pjesëtarëve të rinjë dhe udhëhiqet politikë të pranimeve të shpeshta të ushtarëve profesionist.
“Dita juaj e sotme është fillim i rrugëtimit interesant dhe emocionuese si profesionistë të armatës. Do të njihni kufijtë tuaj, do ta testoni forcën tuaj, durimin, dije, vullnetin dhe ngjashëm. Do të kuptoni se të jesh në Armatë nuk është vetëm profesion por edhe mënyrë e jetës. Uniforma do t’ju bëjë më të respektueshëm edhe në shtëpi edhe në shoqëri. Për këtë shkak, me krenari dhe me nder mbani këtë uniformë”, u tha ministrja Shekerinska ushtarëve të rinjë.//Zhurnal.mk