Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Armë dhe kaos në Kirgistan teksa presidenti shpall 12-ditë gjendje të jashtëzakonshme

Trazirat politike të kësaj jave kanë vijuar edhe sot në Kirgistan me të shtëna armësh dhe përleshje, që u pasuan nga shpallja e gjendjes së emergjencës nga presidenti në telashe, Sooronbay Jeenbekov.

Disa të shtëna u dëgjuan teksa dy në demonstrata rivale pati përleshje mes pjesmarrësve në sheshin qendror Ala-Too, në kryeqytetin Bishkek.

Përleshjet vunë përballë njëri-tjetrit mbështetës të Sadyr Zhaparov, i shpallur kryeministër të martën nga disa elementë të opozitës, kundër fraksioneve të ish presidentit Almazbek Atambayev dhe aletit të tij Omurbek Baranov.

Pamjet nga sheshi tregonin një njeri që qëllonte në drejtim të limuzinës së Atambayev që po largohej nga skena. Ish-presidenti i cili u çlirua nga burgu prej mbështetësve të tij të hënën, nuk u plagos, por raportime të tjera sugjeronin se politikanë ishin plagosur apo marrë peng.

Video të publikuara në mediat sociale tregonin të paktën një politikan pa ndjeja përtokë, pasi ishte goditur nga një gur.

29 vjeçari Tilek Toktogaziyev, ishte propozuar me herët si zv. kryeministër nga grupi opozitar i Atambayev-Baranov. Raportimet thonin se më vonë Toktogaziyev u bë i ndërgjegjshëm në spital.

Presidenti i vendit Sooronbay Jeenbekov ende nuk është parë në publik që prej nisjes së protestave kundër manipulimeve elektorale në zgjedhjet e 6 tetorit, por në një deklaratë të presidencës ai njoftonte se po dislokonte trupat e ushtrisë për vendosjen e gjendjes së emergjencës 12 ditore.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...