Bota

Armenia bombardon qytetin dhe fshatrat në Azerbajxhan

Grupet ushtarake armene bombarduan qytetin Ganja të Azerbajxhanit, rajonin Fuzuli në rajonin e okupuar të Karabakut dhe fshatrat Agdam dhe Terter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se grupet ushtarake armene vazhduan sulmet e tyre ndaj qyteteve dhe fshatrave në Azerbajxhan.

“Grupet ushtarake armene bombardojnë qytetin Ganja, rajonin Fuzuli në Karabak, fshatrat Agdam dhe Terter me artileri dhe raketa. Sulmet ndaj Ganja-s u kryen nga territori i Armenisë”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Hasanov, tha se “Sulmet e kryera nga territori i Armenisë kundër territoreve të Azerbajxhanit kanë për qëllim provokimin dhe zgjerimin e zonës së konfliktit”.

Postime të ngjashme

Tajlandë, kryeministri paralajmëron veprime të rrepta kundër protestuesve

S.B.

Autoritetet belge dëbojnë pesë aktivistë belgë, planifikonin djegien e Kuranit në një lagje të banuar me myslimanë në Bruksel

S.B.

Turqia ua fut frikën në palcë kundërshtarve, prodhon dronin luftarak

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...