Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Armenia bombardon qytetin e dytë më të madh në Azerbajxhan

Qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, Ganja, është bombarduar sot nga forcat armene. Sipas ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit një civil ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një raketë e hedhur nga forcat armene.

Nga ana tjetër Armenia ka mohuar se e ka sulmuar vendin fqinj, por lideri i rajonit Nagorno-Karabak që është kontrolluar nga nga armenët brenda territorit të Azerbajxhanit tha se forcat e tij e kanë vënë në shënjestër këtë qytet.

Por edhe pse bilanci paraprak tregon për pak viktima, ekziston frika se numri i atryeqë kanë humbur jetën mund të jetë më i madh.

Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit thotë se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave që të Dielën e kaluar. Nga ana tjetër Armenia tha se ishte “e gatshme të angazhohej me ndërmjetësues nga Franca, Rusia dhe SHBA në përpjekje për të rënë dakord për një armëpushim”.

Azerbajxhani, i cili mbështetet hapur nga Turqia, ka kërkuar tërheqjen e trupave armene nga Nago-Karabaku dhe më pas mund ulen në dialog.

Lufta mes dy vendeve ka më shumë se një javë që po vijon dhe sulmet po ashpërsohen shumë duke rritur dita ditës numrin e viktimave.

Postime të ngjashme

Wuhan, flet për herë të parë shkencëtarja e lakuriqëve të natës, ja çfarë deklaron

Dafina Vidishiqi

Harris në Bruksel: Së bashku ta forcojmë demokracinë në botë

Dafina Vidishiqi

Hungaria miraton ligjin që ndalon përmbajtjen LGBT për të miturit

Dafina Vidishiqi

Pas pushtimit nga minjtë dhe përmbytjet, Australia “zaptohet” edhe nga rrjetat e merimangave

Dafina Vidishiqi

Bërthama e Tokës po bëhet më e trashë nga njëra anë, dhe shkencëtarët nuk e dinë pse

Dafina Vidishiqi

Kalon 600,000 numri i viktimave nga Coronavirusi në ShBA

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...