Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit që kanë arritur mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakh.

Të dyja palët kishin rënë dakord për armëpushimin që do të hynte në fuqi mesnatën e së shtunës. Por një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë tha se Azerbajxhani theu marrëveshjen pas 4 minutash pasi hyri në fuqi armëpushimi, duke qëlluar me artileri. Nga ana tjetër, edhe Azerbajxhani akuzoi më vonë Armeninë për shkelje të armëpushimit.

Të dyja vendet ranë dakord një javë më parë duke nënshkruar armëpushim me ndërmjetësimin e Rusisë. Por pavarësisht arritjes së marrëveshjes, përplasjet luftarake vijuan.

Luftimet filluan muajin e kaluar në rajonin e diskutueshëm të Nagorno Karabakh. Ky rajon është zyrtarisht pjesë e territorit të Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë. Qindra persona kanë vdekur nga luftimet.

Postime të ngjashme

Kryeministri armen kërkon përkrahje nga mbështetësit e tij kundër ushtrisë

S.B.

Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

S.B.

Zhdukja e varferise, sukses me efekt global

Z H

Merkel paralajmëron për valën e tretë nëse Gjermania nuk hapet me kujdes

S.B.

Turqia synon t’ua heqë imunitetin 21 deputetëve të opozitës, i pret gjyqi

S.B.

Rrëshqitje dheu në një minierë në Indonezi, disa të vdekur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...