Ministritë e Punëve të Jashtme të Armenisë dhe të Azerbajxhanit sot konfirmuan se shefat e diplomacive të tyre do të udhëtojnë në Moskë në biseda për tejkalimin e konfliktit aktual në Nagorno-Karabah, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Mediumet britanike transmetuan se presidenti rus Vlladimir Putin u bëri thirrje dy delegacioneve në negociata për zgjidhjen e konfliktit në rajonin e kontestuar.
“Baku dhe Erevan konfirmuan se do të marrin pjesë në negociatat në Moskë. përgatitjet janë në vijim”, deklaroi zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova.
Azerbajxhanin në biseda do ta përfaqësojë ministri i Punëve të Jashtme, Xhejhun Bajramov, ndërsa Armeninë, shefi i saj i diplomacsë, Zorab Mnacakanijan.