Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Armenia sulmon civilët në Azerbajxhan gjatë vizitës në varreza, disa të vdekur

Kur ndodhën sulmet armene civilët kishin qenë duke vizituar një varrezë në qytetin perëndimor Terter

Armenia përsëri ka shënjestruar civilët në Azerbajxhanin perëndimor duke shkaktuar tre të vdekur dhe tre të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar sigurie, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftoi se si pasojë e sulmit janë vrarë tre persona, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Kur ndodhën sulmet armene civilët kishin qenë duke vizituar një varrezë në qytetin perëndimor Terter. 

Luftimet midis dy vendeve për rajonin e Malësisë së Karabakut filluan më 27 shtator.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi rajonin, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore rreth konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u dakordua në vitin 1994.

Ndërkohë, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar tetë fshatra të tjerë nga pushtimi armen në Malësinë e Karabakut, njoftoi të mërkurën presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rajonet Jabrayil dhe Hadrut, si dhe më shumë se 30 fshatra, u çliruar më parë në operacionet e Azerbajxhanit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit më herët tha se të paktën 43 civilë u vranë dhe 218 u plagosën për shkak të sulmeve armene që filluan në shtator.

Postime të ngjashme

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

S.B.

OKB: Mësimi në distancë `emergjencë katastrofike arsimore`

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...