Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Armin Laschet: Lipset më shumë mendim strategjik në Gjermani

Kandidati kristiandemokrat për kancelar, Armin Laschet në një fjalim parimor në fondacionin „Konrad Adenauer“ i afërt me partinë e tij, kërkon më shumë mendim strategjik në botën e ndryshuar.

Armin Laschet sheh një „ndryshim epokash”. Struktura ndërkombëtare e pushtetit po ndryshon vrullshëm: Kina po ngjitet gjithnjë e më shumë në nivelin e superfuqisë; shumë shtete nuk e respektojnë të drejtën ndërkombëtare; edhe në demokracitë perëndimore ka rryma populiste. “Revolta në kapitol është kthyer në një simbol për lëvizjet anti-demokratike në botën e lirë”, tha Laschet duke iu referuar sulmit të përkrahësve të Donald Trump-it në godinën e parlamentit në fillim të vitit. Pandemia Corona ka shkaktuar një krizë që i kalon kufijtë e krizës shëndetësore. Lufta kundër ndryshimit të klimës duhet të kthehet në një politikë të jashtme për klimën. 

Kandidati kristiandemokrat për kancelarmendon, se Gjermania nuk është e përgatitur mjaftueshëm për këto sfida. Sipas tij, vendit i mungon vullneti për konceptimin e politikës së jashtme. Është gjithashtu i nevojshëm një impuls për modernizimin e brendshëm, „në mënyrë që të mbetemi të aftë për veprim edhe në politikën e jashtme”. Mungon po ashtu më shumë largpamësi dhe planifikim: “Ne duhet të bëhemi më strategjik.” Nuk mjafton vetëm të reagosh ndaj krizave, por duhet vepruar me largpamësi, thotë ai.

Këshill kombëtar sigurie

Si një instrument vendimtar për këtë Laschet konsideron, se këshilli ekzistues federal i sigurisë duhet të zhvillohet më tej si një këshill kombëtar sigurie. Ky këshill duhet të jetë i vendosur në zyrën e kancelarit dhe të koordinojë të gjithë sektorët relevantë për sigurinë duke përfshirë edhe shërbimet informative. Këshilli „në vitin e parë të periudhës legjislative” duhet të hartojë një „strategji të detajuar kombëtare të sigurisë” për të gjithë spektrin e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të tregtisë, të politikës për bashkëpunimin e zhvillimin si dhe për klimën. Më shumë mendim dhe veprim strategjik Laschet pret edhe nga BE: „Europa duhet të aftësohet në politikën botërore.” Kjo kërkon një vendosmëri të re brenda radhëve. Sa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë, Laschet këshillon për më shumë vendime mbi bazën e shumicës në vend të mundësisë së vetos që aktualisht mund ta përdorë secili vend anëtar i vetëm. Ku ka vendosmëri, duhet që ato vende që duan të avancojnë të kenë edhe më shumë mundësi. Laschet bën fjalë për „një Europë bërthamë në politikën e jashtme”. Europa ka nevojë gjithashtu për një bashkim të aftësive të veta ushtarake, në mënyrë që të mund të realizojë më mirë interesat e veta të sigurisë.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...