Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arratia e Gruevskit, Sekulloviq: Nuk kam informacione precize

Shkup, 18 janar – Në përgjithësi sa i përket shkëmbimit të informacioneve bashkëpunimi i MPB-së së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi është i shkëlqyer. Gjatë vitit 2020 ndërmjet Byrove Kombëtare të Interpolit janë shkëmbyer rreth 540 informacione, ndërsa Sektorët e Policisë Kriminalistike ose Sektorët të cilët merren me krim të organizuar kishin një varg aksionesh të suksesshme, shkëmbimi i të dhënave për emigrimet dhe riatdhesimit funksionon shkëlqyeshëm. Ky është realiteti i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Këtë e deklaroi ministri malazez i Punëve të Brendshme, Sergej Sekulloviq, në konferencën për media pas takimit të sotëm të punës me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve se a janë shkëmbyer informacione për arratinë e Nikolla Gruevskit, Sekulloviq u përgjigj se në këtë moment nuk mund të përgjigjet qartë, sepse, siç tha, nuk ka informacione precize. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

R Zh

Mexhiti nuk i beson anketës së Bujar Osmanit për ministrat e BDI-së: Mos po flet për anketë në Korenë e Veriut?

R Zh

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...