Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

ARRATISJA E MIJALLKOVIT/ Edhe nëse Spasovski bëhet “kurban”, politikisht humb Zaevi, e fiton Mickoski?!

Shkup, 23 shkurt – Në vendet me demokraci të zhvilluar një kryeministër, ministër apo drejtues institucioni shtetëror ndodh që të jep dorëheqje edhe për një pakënaqësi të vogël ekologjike të qytetarëve, ndërsa në rast se del ndonjë afer më e madhe ende pa u provuar në organet e drejtësisë, për shkak të përgjegjësi morale liderët evropian japin dorëheqje. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut është krejt ndryshe nga postulatet dhe normat e vendeteve të Bashkimit Evropian (BE), unonin të cilit ka vite që i’a kemi vënë syrin për tu bërë anëtarë.

Në Maqedoninë e Veriut liderët politik në mëngjës shkojnë në seanca gjyqësore, pas ditë qeverisin vendin, ndërsa në mbrëmjë nëpër studiot televizive flasin për sukseset e pushtetllëkut të tyre. Arratisja e ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mihjallkov eshe njeherë nxorri në pah drejtësinë selektive, e cila ndryshe vepron me shqiptarët dhe qytetarët e rëndomtë, ndërsa ndryshe me zyrtarët shtetëror. Madje kjo arratisje sipas ekspertëve të lëmisë së jurispodencës dëshmon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë urgjente për Veting dhe reforma të thella, pro të cilat do të mbikqyren kryekëput nga faktori ndërkombëtar, përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve.

DËSHTIMI INSTITUCIONAL KËRKON PËRGJEGJËSI

Nëse arratisja e Mijallkovit konfirmohet e suksesshme, do të jetë arratisja e dytë spektakolare në pak vite, pasi asaj të Nikolla Gruevskit në vitin 2018. Me këtë edhe njëherë u dëshmua dështimi i radhës i i isntitucioneve të sistemit, për çka sipas një logjike të demokrcisë dikush duhet të bartë edhe përgjegjësi. Do të bie Qeveria Zaev-2, apo do të “shkurtohen kokat” e LSDM-së?! Në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi e këndej jemi dëshmitar se përgjegjësia institucionale, por edhe ajo morale mbulohet duke bërë një njeri “kurban”! Por, edhe nëse Zaev mundohet që këtë dështim të tij të radhës ta mbulon institucionalisht me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Oliver Spasosvski, politikisht kjo do t’i kushtojë shumë në zgjedhjet e radhës lokale, e pse jo edhe ato parlamentare nëse mbahen bashkë Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Pas regaimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për rastin Mijallkov, Zaev mori edhe një goditje të fuqishme për mos reformimin e gjyqësorit, me këtë edhe një sinjal se duhet të reflektojë sa më parë, se ndryshe nuk tolerohet më një qevrisje e tillë.

A KISHTE NJË PAZAR MES MIJALLKOV DHE ZAEV?

Sipas asaj që flitet në koluaret e gazetarisë, kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe ish-shefi i DSK-së kanë pasur një marrëveshje xhentellmene me të cilin ky është dashur ti siguron shumiocës parlamentare pesë deputet që do të kalojnë nga VMRO-DPMNe në LSDM. Në këtë mision flitet se Mijallkov ka dështuar, ka arritë të bind tre deputet por nuk ka qenë e mjaftueshme për Zoran Zaevin. Kur Zaev ka refuzuar të pranojë 3-shin e Mijallkovit, ish-shefi I DSK-së ka filluar një mision tjetër, atë për rrëzimin nga froni të Zoran Zaevit. Kjo ka sjell edhe deri tek arratisja etij, pasi që nuk ka arritur që të jetë besnik karshi Zaevit.

IKJA E MIJALLKOVIT, LIRI PËR MICKOSKIN

Pas arratisjes së Mijallkovit, kreu aktual i VMRO-DPMNE-së ndjehet si “pëllumb” i liruar nga kafazi. Ishte pikërisht Mijallkov që me ish-zyrtar tjerë të kësaj partia paralajmëroi Kongres të jashtëzakonshëm për shkarkimin e Hristijan Mickoskit, por pas arratisjes së tij, mbështetësitë e Mijallkovit nuk u paraqiten as gazetarëve në thirrje telefonike që dëshmon se misioni I tyre pa Mijallkov për rrëzimin e Mickoskit është i pamundur.  Ndryshe, i arratisuri Sasho Mijalkov, i akuzuar për përgjime masive në çështjen “Target -Fortesa”, rrezikon 15 vite burg. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

ASH-ja mbledh kryesinë qendrore në Tetovë

R Zh

Kasami takon ambasadorin Geer: Grafa etnike nuk është pengesë për integrimin e vendit në BE

R Zh

Rasti Sazdovski/ Gjykimi për Jeton Luzhën vazhdon më 24 mars

Z H

Alternativa kërkon prolongim të regjistrimit derisa të zgjidhen problemet teknike

Z H

Edi Rama i gatshëm të presë Maqedoninë e Veriut për në konferencën e parë me BE

R Zh

Nikolla Dimitrov takoi Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...