Shkup, 22 shkurt – Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në click-plus, ka komentuar rastin e arratisjes së Mihajlllovit.
Kasami ka deklaruar se kjo është edhe një dëshmi se gjyqësori duhet reformuar “Personi në fjalë (Mijallkov) ka qenë në procese gjyqësore dhe ka qenë i proçesuar nga sigurimet shtetërore, për këtë rast duhet te llogari nga Policia, Prokuroria dhe Gjykata.
Gjykata për këtë rast nuk ka vepruar konform prokurorisë, andaj duhet të kemi gjykata dhe gjyqësor të reformuar”, deklaroi Kasami.