Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ARRATISJA E MIJALLKOVIT/Shekerinska: Do të kërkojmë përgjegjësi politike, por te disa edhe penale

Shkup, 23 shkurt – Te të gjitha organet që dështuan do të duhet të kërkojmë edhe përgjegjësi politike, por nga disa njerëz do të duhet të kërkojmë edhe përgjegjësi penale. Kjo nuk ka ndodhur vetëm për shkak të disa mbikqyrjeve, ka ndodhur dukshëm për shkak të asaj të disa nga ato pak që e kanë ditur, e ka shpërndarë atë informacion me njeriun i cili duhej të përballet me drejtësinë, porositi sot nga poligoni i Armatës ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në lidhje me rastin e Sasho Mijallkovit.

“Para kësaj arratisje as Qeveria, as organet gjyqësore, as shteti nuk guxon dhe nuk do t’i mbyllë sytë dhe reagimet në opinion dhe institucione treguan se të gjithë do të kërkojmë përgjigje, aksion vendosës nga ana e të gjitha institucioneve të cilat janë thirrur të sigurojnë aksion, do të kërkojmë përgjegjësi sepse tashmë çështja është si shteti të sigurojë njerëz që arratisen nga drejtësia të përballen me drejtësinë, në të njëjtën kohë organet do të duhet të japin përgjigje në pyetjen se kush e ka informuar Mijallkovin, kush e siguroi dhe mundësoi arratisjen e tij. Të dy punët dhe pritjet janë tërësisht të arsyetuara dhe të pritura dhe ne duhet të përgjigjemi. Kur them ne flas edhe për pushtetin ekzekutiv, megjithatë edhe për organet e gjyqësisë, të cilët pas këtyre çështjeve nuk munden as të heshtin, as të ikin nga drejtësia”, deklaroi Shekerinska.

Kjo theksoi, në të njëjtin moment tregon se njerëzit të cilët vite të tëra presim t’u përfundojnë procedurat gjyqësore, bëhen të vetëdijshëm se tashmë nuk ka lojë me shtetin juridik për shkak të asaj që nuk presin se dikush do të shohë përmes gishtërinjve të tyre gjatë gjykimit dhe gjatë shqiptimit të gjykimit.

Ministrja Shekerinska, e cila së bashku me ambasadoren Kejt Bërns sot e vizituan pologinin e armatës “Krivollak”, ku do të informohen për aktivitetet e ardhshme për realizimin e stërvitjes “Goditje e shkëlqyer-21”, theksoi se absolutisht janë të vetëdijshëm se, siç tha, është obligim i joni, i shtetit dhe organeve gjyqësore të reagojmë, të përgjigjemi dhe të mbajmë përgjegjësi.

Në pyetjen nëse kanë kërkuar ndihmë nga ndonjë vend miqësor për vendndodhjen e Mijallkovit, Shekerinska u përgjigj se këto nuk janë çështje të cilat ajo duhet t’i ndajë me opinionin ose t’i ketë si informacion, këto janë çështje, potencoi, për të cilat duhet të kërkohet përgjigje në pjesën e organeve gjyqësore edhe nga agjencitë dhe institucionet të cilat e kanë bashkëpunimin e sigurt.

Ambasadorja Bërnz theksoi se e ndjekin situatën dhe atë që ndodh në terren, por kanë informata edhe nga Qeveria.

“Do të vazhdojmë ta ndjekim situatën. Me të vërtetë kemi bashkëpunim. Bëhet fjalë për rast që zhvillohet për momentin, tha ajo dhe për të gjitha çështjet i’u referua Qeverisë prej ku, edhe ato i marrin informatat. Në të ardhmen nëse ka ngjarje të reja, deklaroi ajo, do të jemi të arritshëm për komente. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

R Zh

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...