Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Arratisja” dhe “rishfaqja” e Mijallkovit, një farsë e madhe!

Shkup, 24 shkurt – “Arratisjen” dhe “rishfaqjen” e ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov në opinion po përceptohet si një ndodhi e “kordisur” për të tërhequr vëmendjen nga denimet e shqiptuara për rastin “Monstra”. Edhe analistët, por edhe opozita konsiderojnë se ky qe një rast i sinkronizuar në regji të kryeministrit Zoran Zaev dhe ish-shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov, shkruan Zhurnal.mk

 “Një farsë e madhe, ajo që ndodhi me Mijallkovin. Kjo tregon se nuk ka asnjë institucion që punon sipas ligjit dhe Kushtetutës. Kjo nuk është hera e parë që bëhen gafa të tilla, në një shtet normal një ministër i brendshëm do të “fluturojë”. Nëse nuk do të ishte Mijallkov, a do të kishte arritur qeveria aktuale të ndryshonte Kushtetutën, edhe pse unë mbështes Marrëveshjen e Prespës me të dy duart”, ka deklaruar analisti Todor Pendarov në Studio 10 në TV24, përcjell Zhurnal.mk

Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në konferencën së mërkurës me gazetar ka komentuar “arratisjen” dhe “rishfaqjen” e ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov. Ai ka theksuar se ngjarjet e fundit dëshmojnë skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit. “Më skandalozja është vendimi, Sasho Mijallkov sërish është në paraburgim shtëpiak. Kjo dëshmon skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit. Skeanre të cilat unë ua kam thënë kur më keni pyetur se si mund të paralajmëroni koalicion me VMRO-DPMNE-në duke i marrë parasysh ngjarjet e 27 prillit. Kam thënë se të gjithë akterët që bënë skenare të tilla me 27 prill, sot janë me qeverinë, ja dëshmia” pohoi Sela. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...