Agjencia Zhurnal.mk

Arrestime masive për tërmetin në Shqipëri

Tiranë, 15 janar – Policia e Tiranës vijoi sot operacionin për arrestimin e personave të dyshuar për abuzime me ndërtimet të cilat pësuan dëme të mëdha nga tërmeti i 26 nentorit.

Një nga ndërtuesit e shpallur në kërkim u prangos në orët e paradites, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 28. Ndërkohë të tjerë persona pritet te kapen, pasi prokuroria ka nxjerrë gjithsej 38 urdhër ndalimi.

Një ditë më parë, dhjetera persona u shoqëruan në drejtorinë e policisë së Tiranës, në lidhje me hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Mes te arrestuarve janë edhe ish-kryetari i komunës se Farkës, Fatbardh Plaku si dhe ish-kreu i komunes se Kasharit, Besnik Fuçia. Po ashtu janë prangosur edhe tre ndërtues, arkitektë si dhe ish drejtues te zyrave te urbanistikes në Vorë, Farkë dhe në Kashar.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre ne dhënien e lejeve për ndërhyrje të paligjshme në palate e objekte të tjera.

Hetimi i prokurorisë u shtri në Tiranë dhe Vorë, ku ndodhet dhe një pjesë e madhe e objekteve të demtuara nga tërmeti.

Hetuesit kanë sekuestruar ndërkohë shumë dosje në zyrat e ish komunave dhe pas ekspertizave të ndryshme, vendosën të lëshonin urdhër arrestet.

.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...