Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Arrestime për keqpërdorime në Postën dhe Telekomin e Kosovës

Policia e Kosovës arrestoi të martën katër persona, punonjës të Postës dhe Telekomit të Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës policia tha se operacioni i arrestimeve është kryer në rajonin e Prishtinës, por nuk dha më shumë hollësi.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, tha në një komunikatë për media se dy nga të arrestuarit, dyshohet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “përvetësim në detyrë”, dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”, duke i shkaktuar dëme prej rreth 330 mijë eurosh Telekomit të Kosovës. Derisa dy të tjerët, në bashkëkryerje, dyshohet se kanë hartuar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtje të rreme në emër të personave të tjerë.Sipas njoftimit, të katërve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hulumtimet e ndryshme vazhdojnë të nxjerrin Kosovën si një nga vendet më të prekura nga shkalla e korrupsionit.Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Shaip Havolli, tha të martën se përgjatë vitit 2020 janë trajtuar 313 raste të korrupsionit.

“Raste në procedurë për momentin janë 61 syresh, ndërsa Agjencia Kundër Korrupsionit ka ushtruar një numër të madh të kallëzimeve penale dhe informata të cilat i ka deleguar në prokuroritë përkatëse. Raste të mbyllura janë 112, ndërsa janë evidentuar 16 shkelje administrative”, tha zoti Havolli.

Ai tha se në vitin 2020 kjo agjenci bëri 124 kallëzime penale që lidhen kryesisht me vepra si: mosdeklarim apo deklarim i rrejshëm i pasurisë, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim dhe konflikt interesi.

“Për sa i përket aspektit të trajtimit të rasteve nga ana e gjykatave dhe prokurorisë, për vitin 2020 kemi diku 22 aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues që lidhen me rastet e Agjencisë Kundër korrupsion”, tha ai.

Raporti i organizatës, Transparency International i vitit 2020 mbi shkallën e korrupsionit në botë e radhit Kosovën në vendin 90 apo tri vende më poshtë se në vitin 2019 kur u radhit në vendin 93.

Sipas raporteve ndërkombëtare, sfidë për Kosovën në luftimin kundër korrupsionit, që është një nga kriteret për proceset integruese të saj, mbeten transparenca e pamjaftueshme, institucionet e dobëta e sundimi i dobët i ligjit si dhe hapësira e pamjaftueshme për angazhimin e qytetarëve.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...