Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Arrestimet në Gjykatën e Krujës! Përgjimet nga SPAK zbuluan edhe korrupsionin në QSUT pezullohen nga detyra mjeku dhe një infermier

Nga hetimet e kryera nga SPAK për arrestimin e 10 personave të cilët akuzohen se me skema korruptive ulnin vitet dhe lironin të dënuarit, është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e Sigurisë ndaj shtetasve:

1. Edvin Prifti me detyrë mjek kardiokirgurn në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndaj tij është vendosur mesa “pezullim nga detyra” për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

2. Trëndafile Frangu, infermiere në QSUT, është pezulluar nga detyra për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarit publik.

3. Migena Skënderi, është lënë me masën detyrim paraqitje në polici për shkak se akuzohet për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publik.

Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.

Ndërkohë për llogari të SPAK sot janë kryer 10 arrestime, pasi dyshohet se me skema korruptive ulnin dënimet dhe lironin të burgosurit nga burgu.

Falë hetimeve të këtij procedimi penal u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilës vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës, përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimi të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeljeda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave.

Të arrestuarit janë:

  1. Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;
  2. Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.
  3. Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;
  4. Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;
  5. Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
  6. Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
  7. Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
  8. Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
  9. Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
  10. Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Postime të ngjashme

Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona! Bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

D V

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi takon përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ribeiro: Diskutuam mbi vijimin e bashkëpunimit

D V

“Je injorant”, gazetari nga Maqedonia thotë se është ofenduar nga kryeministri Rama

D V

Edi Rama e jetësoi formulën serbe: “Dy shtete – dy qëndrime”

D V

Manastirliu: Muaji gusht i hapur për vaksinimin antiCOVID për të gjithë qytetarët +18 vjeç

D V

“Pjesë e projektit të Rilindjes Urbane”, Rama jep lajmin e mirë për qytetarët e Lezhës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...