Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas arrestimit të tetë zyrtarëve të policisë, ka thënë se mbetën të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe që policët të jenë me integritet, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se hetimet kanë rezultuar me disa prova të caktuara kundër këtyre pjesëtarëve të policisë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta zbatojë ligjin dhe çdo pjesëtarë i joni të ketë integritet, hetimet të cilat janë bërë janë hetime që kanë rezultuar me disa prova të caktuara”.

Mehmeti ka thënë se nuk është me rëndësi koha se kur ndodhin arrestimet por sipsaj tij rëndësia qëndron tek përkushtimi dhe të trajtohen në mënyrë të mirëfilltë rastet.

“Kur bëhen hetime ne nuk e shikojmë fare pozitën”.

Kryeshefi  i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se  operacionet e tilla tregojnë për përkushtimin e tyre.

“Hetimi është zgjeruar dhe sot në mëngjese  është realizuar aksioni ku janë arrestuar tetë  zyrtarë policorë, operacionet e tilla flasin për përkushtimin e madh ndaj punës”, tha ai.

Kryeprokurori i komunës së Prishtinës Kujtim Munishi, tha se veprimet e fundit janë treguesi më i mirë i luftës ndaj korrupsionit.

Të premten Policia përmes një aksioni ka arrestuar tetë zyrtarë  policor me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar.

Postime të ngjashme

BE do të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

N E

Driton Selmanaj : LDK gaboi që e votoi Vjosa Osmanin

N E

SHBA dhe Britania e Madhe: Duhet të rishikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë

N E

Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia punë e kryer

N E

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...