Arrestimi i administratorit të grupit “AlbKings”, i dyshuari del para gjykatës

nga D V

Prokuroria Themelore e Prishtinës sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit për njërin nga administratorët e grupit “Albkings”, i cili është ndaluar të mërkurën.

Personi për të cilin prokuroria po pretendon se është njëri nga administratorët e grupit në Telegram ‘AlbKings’, pas përfundimit të seancës për caktimin e paraburgimit tenton t’i shmanget kamerës së KALLXO.com.

Kallxo.com ka publikuar fotografi të të dyshuarit, i cili është arrestuar një ditë më parë.

Ndryshe, në grupin “Albkings” në rrjetin social Telegram bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Sipas saj, ky grup numëronte rreth 100 mijë përdorues të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje, abuzim ndaj vajzave dhe grave.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More