Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, nesër protestohet para Gjykatës në Shkup

nga Xh M

Shkup, 19 korrik – Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka bërë të ditur se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjarë të dëshmorëve, nesër do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1.

Ish ushtari i UҪK-së, Blerim Ramadani u ndalua në vendkalimin kufitar Jazhincë në RMV me kërkesë politike nga Serbia dhe i njëjti është dërguar edhe në paraburgim ekstradues, 30 ditor.

“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More