Arrestimi i një personi në Tetovë i cili dyshohet për vrasje, policia jep detaje të reja

nga D V

MPB sot ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmshëm policor në fshatin Poroj të Tetovës, nga u arrestua një person i cili dyshohet për vrasje.

“Më datë 12.11.2024 në ora 16:30, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SPB Tetovë – Departamenti për Krime të Përgjithshme kanë arrestuar Sh.Sh (41) nga fshati Poroj për shkak të dyshimit se është autor i veprës penale “vrasje”, e kryer më datë 12.10.2013 në rrugën rajonale nga fshati Pirok për në fshatin Zherovjan.

Sipas urdhrit të Gjykatës Themelore të Tetovës, është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.Sh.

Ndaj personit është parashtruar kallëzim penal, ndërsa Gjykata Themelore e Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More