Arrestimi i personit që u prezantua rrejshëm si ministër, policia jep detaje

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje tjera rreth arrestimit të një personi në Prishtinë, i cili ishte prezantuar rrejshëm si ministër.

 

Sipas raportit të policisë thuhet se i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim e prezantim i rremë si person zyrtarë e falsifikim dokumenti”.

“Më 06.10.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur si dhe ka bërë prezantim të rremë si person zyrtar, konkretisht si ministër. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se nga gjykata ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe ka pasur urdhër arrest për të”, thuhet në raport.

Related posts

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, policia i gjeti 120 thasë miell pa dokumentacion

D V

Një shtetase shqiptare arrestohet nga policia e Dellçevës për shkak të tentimit për vrasje

D V

Zbulohet një punëtori për armë në Lubin, gjenden armë dhe municion

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More