Arrestimi i ‘të fortit të Niklës’ që përplasi 9 makina/ Policia operacion në Fushë-Krujë, një tjetër i arrestuar

nga L. M

Pas arrestimit të Imer Krrashit, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, pasi përplasi disa persona, policia ka zhvilluar një aksion në Fushë Krujë.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se është arrestuar një person nga focat “Shqiponja”, i cili mbante armë zjarri pa leje.

Teksa ndiqej nga forcat Shqiponja, Krrashi i armatosur ka përplasur 9 makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.

Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.

Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai njihej si “i forti i Niklës” dhe është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More