Agjencia Zhurnal.mk

‘Arrestimi i të miturit’, Çulev dhe Petrovska paralajmërojnë hetim të rastit

Shkup, 20 prill – Për ngjarjet në lagjen Kisella Vodë të Shkupit rreth arrestimit të të miturit është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili thotë se ngjarja është evidentuar nga ana e Sektorit për Kontroll të Brendshëm dhe do të analizohet nëse policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

“Rasti konkret është evidentuar dhe po ndërmerren masa për konstatimin e ligjshmërisë së veprimit të zyrtarëve policorë, ndërkaq pas kontrolleve gjatë ditës së nesërme opinioni do të njoftohet plotësisht. Sektori i Kontrollit të Brendshëm edhe në të ardhmen do të ndërmarrë masa përkatëse për pastrimin e të gjitha rasteve në të cilat ekziston dyshim se veprimi i zyrtarëve policorë është në kundërshtim me ligjin”, shkruajti Çulev në Facebook.

Zëvendësministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska, shprehu mospajtim me, siç thotë ajo, me mënyrën se si vepruan policët kur e kanë ndaluar djalin me një kafshë shtëpiake për shkelje të orës policore.

“Unë pres sanksion të duhur për mosrespektimin e tyre me masat dhe mos vendosjen e maska mbrojtëse dhe doreza. Nëse dënohemi për mos zbatimin e masave, si mund të jemi të parët që i shkelim ato? ”, ka shkruar Petrovska në Facebook.

Pasi u shfaq një video në mediat sociale ku shiheshin policë me vetura dhe dhe një furgon policie, pa asnjë pajisje mbrojtëse, duke arrestuar një djalë me qenin e tij, Ministri Naqe Çulev gjithashtu reagoi, duke njoftuar se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të hetojë ngjarjen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...