Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen 10 persona, thyen rregullat e lëvizjes në kohë pandemie

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve ka arrestuar 10 persona pasi të njëjtit nuk kanë zbatuar vendimet e qeverisë për ndalim të lëvizjes.

Të gjitha arrestimet janë kryer në Mitrovicë, shkruan Insajderi.

Më poshtë njoftimet e polota të Policisë:

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët ishin  ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët ishin  ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr.Vlade Cetkovic, Mitrovica 24.03.2020-20:30.  Raportohet se janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj kosovar dhe një femër serbe shtetase e Serbisë pasi që të njëjtit nuk kane respektuar ndalesën e lëvizjes. Lidhur me rastin është informuar prokurori./Insajderi.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...