Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen 15 persona që organizuan aheng, gjysma e tyre ishin policë (Foto)

Kratovë, 3 qershor – Zhurnal.mk – Rreth pesëmbëdhjetë qytetarë, prej të cilëve gjysma e tyre policë, mbrëmë janë arrestuar pasi kanë shkelur rregullin për mos grumbullim në grupe, kanë organizuar aheng në fshatin e Kratovës, Kuklica, përcjellë Zhurnal.

Sipas informatave tona, policia ka reaguar pasi fqinjët kanë denoncuar se dikush po organizon aheng. Në teren ka dalë policia nga stacioni policor në Kratovë, por siç mësohet, është dashur të intervenojë edhe njësia për radhitje të shpejtë, sepse një pjesë e pjesmarësve kanë tentuar t’u kundërvihen policëve.

Për incidentin është informuar edhe prokurori në detyrë, i cili vepron në bazë të neneve 205 dhe 206, gjegjësisht mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

Ndërkohë pritet dhe njoftimi zyrtar nga MPB./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!