Shkup, 15 prill – Pas një hetimi penal disamujor, Sektori për Hetime Kriminalistike pranë Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj 17 personave, të gjithë pjesëtarë të policisë së burgjeve, punonjës të INK Burgu Idrizovë. Për pesë persona ekziston dyshimi i bazuar se në grup, me dashje, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kanë kryer veprën penale “lehtësim i arratisjes së personit të privuar nga liria” nga neni 372 paragrafi 2 i Kodit Penal, ndërsa një person dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Për 11 persona ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën kohore nga data 19.10.2023 deri më 26.10.2023 kanë kryer veprën penale “lirim i kundërligjshëm i personit të privuar nga liria” sipas nenit 22 të KP-së.
Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë apo asgjësojnë gjurmët e krimit dhe se mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrësit do të pengojnë hetimin, prokurori i lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, sot gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup i propozoi caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë të dyshuarit, ndërsa për njëmbëdhjetë personat për të cilët po zhvillohet procedura paraprake hetimore, ai propozoi masa paraprake, përkatësisht: ndalesë për t’u larguar nga vendbanimi, gjegjësisht vendbanimi; obligimi i të akuzuarit që herë pas here t’i lajmërohet zyrtarit të caktuar ose organit kompetent shtetëror; konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalimi i lëshimit të tij; ndalimi i afrimit ose vendosjes, përkatësisht mbajtjes së kontakteve ose marrëdhënieve me persona të caktuar dhe ndalimi i ndërmarrjes së disa aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale.
Sipas legjislacionit pozitiv, për këto vepra penale parashikohen dënime me burgim nga një deri në dhjetë vjet për veprën penale të “mundësimit të arratisjes së personit të privuar nga liria” sipas nenit 372 dhe nga tre muaj deri në pesë vjet për veprën penale “lirimi i kundërligjshëm i një personi të privuar nga liria”, sipas nenit 373 të KP-së.
Më 15 prill 2024, Sektori për Hetime Kriminalistike, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të 17 personat i kanë privuar nga liria dhe të njëjtit i janë dorëzuar Gjykatës Themelore Penale Shkup për procedurë të mëtutjeshme.