Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen 18 persona për mosrespektimin e orës policore

Shkup, 22 prill, zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 63 personave ndërsa 54 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar dy shkelje të masës së vetizolimit.

Sa i përket ndalesës për qarkullim, në 24 orët e fundit 33 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 18 janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...