Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen 3 persona pasi kaluan kufirin ilegalisht

Në datën 17.03.2020 në orën 13 e 10 minuta zyrtarë policorë nga Stacioni policor për kalim dhe mbikqyrje kufitare Bellanocë, gjatë një turni në teren nga kalimi kufitar kah fshati Bellanoc, i kanë arrestuar personat me inicialet A.A.(29) dhe M.A.(21), të dy nga Kumanova, për shkak se ilegalisht e kanë kaluar kufirin shtetëror nga Republika e Kosovës kah Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas kontrollit të kryer është konstatuar se M.A. ka qenë në kërkim në bazë të urdhërit të gjykatës nga Gjykata Themelore Kumanovë për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashtë vitesh. Ai është dorëzuar tek zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB-ja.

Gjithashtu, në datën 18.03.2020 në orën 2 e 40 minuta në Gostivar, për shkak dyshimit se ka kryer veprën penale “kalim i palejuar i kufirit shtetëror” është privuar nga liria personi me iniciale F.Z.(24) nga Republika e Shqipërisë dhe është mbajtur në Stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme, thuhet në raportin e policisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...