Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen 4 persona në Shkup, policia u gjeti marihuanë

Gjatë fundjavës në Shkup policia e Shkupit privoi nga liria 4 persona për shkak se posedonin marihuanë.

Në datën 16.03.2020 në orën 2 e 10 minuta, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në rr.”Viç”, e kanë privuar nga liria D.T.(20) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë.

Në datën 15.03.2020 në orën 23 e 30 minuta, zyrtarë policorë të SPB Shkup në rr.”Gjorçe Petrov”, e kanë privuar nga liria N.N.(22) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë.

Mbrëmjen e njejtë pak minuta më vonë gjegjësisht në 23.40, zyrtarë policorë të SPB Shkup në rr.”Dautica”, i kanë  privuar nga liria personat J.A.(27) dhe N.N.(25), të dy nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur marihuanë.

Pas dokumentimit të rrasteve të lartëpërmendura, kundër tyre do të ngritet padi adekuate.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...