Agjencia Zhurnal.mk

Arrestohen 9 shkupjanë, posedonin marihuanë

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 9 persona nga Shkupi, pasi që tek të njejtit policia u zbuloi marihuanë.

Në datën 01.06.2020 në orën 13.45, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në rr.“Kozle“ e kanë privuar nga liria D.Xh.(19) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë.

Ditën e njëjtën në orën 20.10, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në fshatin Draçevë, në vendin e quajtur „Tri Krushi“, i kanë privuar nga liria personat D.G.(37), O.S.(24), N.Gj.(21) dhe një 17 vjeçar, të gjithë nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur marihuanë.

Në datën 01.06.2020 në orën 22.20, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në Parkun e qytetit e kanë privuar nga liria L.T.(23) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë.

Mbrëmë në orën 22.40, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në rr.“Kozle“ i kanë privuar nga liria M.M.(32) dhe T.G.(20), të dy nga Shkupi, spese gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur marihuanë.

Gjithashtu mbrëmë në orën 21.40 në parking hapësirën e një hoteli në Kodrën e Diellit zyrtarë policorë nga Njësia policore „Popova Shapka“ e kanë privuar nga liria M.A.(33) nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur marihuanë.

Pas dokumentimit të rrasteve, kundër tyre do të ngritet parashtresë adekuate. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!