Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Arrestohen dhjetëra protestues e gazetarë në Bjellorusi

Janë arrestuar rreth 50 protestues në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas përleshjeve me policinë.

Raportohet se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë disa mijëra protestues më 11 tetor.

Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi ka thënë se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS ka thënë se tre korrespondentë të saj janë arrestuar.

Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat po konsiderohen se janë manipuluar. Aleksandar Lukashenka ka shpallur veten fitues të këtyre zgjedhjeve.

Ndërkohë protestuesit opozitarë po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Një pjesë e shteteve e kanë shpallur Syatlana Tsikhanouskaya fituese të zgjedhjeve.

Tsikhanouskaya, liderja opozitare, menjëherë pas zgjedhje është larguar për në Lituani, pas kërcënimeve ndaj familjes së saj.

Postime të ngjashme

AstraZeneca vaksina më e përdorur në botë

N E

Sergey Lavrov hedh poshtë ndryshimin e kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë

N E

SHBA vaksinohen 24 % e popullsisë

N E

Mbi 3 milion viktima nga Kovit-19 në të gjithë botën

N E

Italia do të fillojë lehtësimin e masave kufizuese

N E

Forcimi i aleancës SHBA-Japoni e shqetëson Kinën

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...