Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Shqipëri

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Tiranë, 11 prill, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë në Thirrë të Shqipërisë kundër hidrocentralit në këtë zonë.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje me kandidatët për deputetë në zgjedhjet atje.

Ilaz Shehu, kandidati për deputet që garon si i pavarur por i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të lirohen aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pasi sipas tij pas mbylljes së protestës, policia e shtetit ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës.

”Mbas mbylljes së protestës, dhjetra kilometra larg vendit të protestës policia e shtetit i ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës. Ky pushtet nuk ka qenë kurrë më gabim se tani, kur krijon idenë se mund të na stepë me shoqërime dhe arrestime. Kjo ne na bën edhe më të vendosur për ta vazhduar më tej atë që kemi nisur”, është shprehur ai.

Shehu tha se nga pushteti atje nuk presin asgjë dhe i ka bërë thirrje autoriteteve policore në Shqipëri, që të mos vendoset në funksion të qeverisë.

”Nga ky pushtet nuk presim asgjë. Kurse Policisë së Shtetit i bëjmë thirrje që të mos vendoset në funksion të këtij pushteti. Lironi aktivistët menjëherë!”, ka shkruar Shehu në llogarinë e tij në facebook.

Kurse asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, ka thënë se në stacionin policor në Lezhë po mbahen së paku nëntë aktivistë të cilët sipas tij u arrestuan tinëzisht.

Tutje, Azemi thotë se policia tentoi që ta arrestoi edhe kandidatin për deputet, Ilaz Shehun, por që sipas tij ata ngatërruan veturën.

“Policia tentoi ta arrestoi edhe kandidatin për deputet Iliaz Shehu por ngatërruan makinat dhe nuk ia dolën dot. Lëvizja u ftua të marrë pjesë në këtë protestë nga banorët e zonës që kishin vetëm një kërkesë elementare njerëzore, ta mbrojnë ujin e pijshëm, që duan tua marrin”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

McAllister: BE ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Shqipëria regjistron 91 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Bujar Nishani: PD nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...